Glossary entry (derived from question below)
English term or phrase:
audience
Albanian translation:
shikuesit, teleshikuesit, publiku, dëgjuesit, të interesuarit
English term
audience
Both plays and films need to be economically viable and so both need to advertise themselves to their potential audiences. (Currency Press)
Because in the advertising situation the practical concern is more with the consumer's acquiring (rather than using) knowledge, the focus in this paper is primarily on the knowledge-acquiring type of involvement-namely, audience involvement. (Audience involvement in advertisement)
When they say the screen time is, say, 7:30, that should be the time the movie starts, not the time the theater starts showing commercials to a captive audience. (Media Awareness Network)
Jun 12, 2009 13:16: changed "Kudoz queue" from "In queue" to "Public"
Jun 13, 2009 08:54: changed "Stage" from "Preparation" to "Submission"
Jun 16, 2009 09:54: changed "Stage" from "Submission" to "Selection"
Sep 14, 2009 21:54: changed "Stage" from "Selection" to "Completion"
Proposed translations
shikuesit, teleshikuesit, publiku, dëgjuesit, të interesuarit
Teleshikuesit kinez mirëpritën serinë me 6 emisione mbi disa filma të vjetër shqiptarë (China Radio International)
Dëgjuesit pyesin dhe profesori u jep përgjigje të hollësishme. (Deutsche Welle)
Gëzim Osma, Migena Shehaj, Flora Xhemani janë disa nga emrat që publiku shqiptar thuajse nuk i njeh, por që në të vërtetë, përbëjnë nismëtarët e një sipërmarrjeje që shumë e kanë përqeshur në fillim. (Mikrofoni i artë)
agree |
Nick Beqo
: "Spektatoret" do thosha une, por "shikuesit" me pelqen me shume.
9 days
|
agree |
Blerta Alikaj
93 days
|
publiku, klientela, shikuesi, dëgjuesi
Marrëdhëniet me publikun janë veprimtari të organizuara të një ndërmarrje, drejtuar një opinioni të gjerë për të krijuar bindjet e besimet që ka ndërmarrja në mjedisin ku vepron edhe më gjerë. (Fakulteti Ekonomik, Dega e Marketingut)
publik dëgjues - publik ndjekës
Nga kjo jam nisur që përkthimin në shqip ta mendoj si "publik dëgjues / publik ndjekës". Pikërisht ky është një nga rastet që diskutuam pak ditë më parë për mbajtjen e gjuhës shqipe të pastër. Në shumë shkrime në shqip kam gjetur të përdorur termin "audiencë" siaps origjinalit anglisht. Këtu, mendoj unë kemi mundësi që të përdorim një fjalë të përshtatur në shqipen tonë.
Arsyeja e këtij shkrimi duket të ketë qenë publiku i paktë që ndoqi premierën e filmit Koha e kometës. (Peisazhe të fjalës)
Publiku i pranishëm në sallë dhe duartrokitjet e tij, treguan se muzika e Redon Makashit iu kishte munguar. (Gazeta Koha jonë)
publiku
Këto ditë të fundvitit, publiku i Tiranës ka mundësi të ndryshme për të pritur festën e ndërrimit të viteve. Përveç një balloje festive që do të jepet në Teatrin e Operës dhe Baletit, nata e 31 dhjetorit ju ofron të gjithë qytetarëve një koncert të madh festiv në sheshin “Skënderbej”. (google)
Discussion
Marketingu, reklamimi dhe biznesi kanë qenë pjesë e punës time si përkthyese të paktën në 9 vitet e para të eksperiencës time në këtë fushë. Më vjen shumë keq që ju shprehni dyshime sepse mendoj se askush nga ne s'është në atë pozicion të gjykojë të tjerët.
Punën e përkthyesit ne duhet ta shohim si një kombinim shumë të ngushtë të përvojës dhe përkthimit si shkencë më vete ku përfshihen librat, fjalorat, dhe kërkime të ndryshme. Eksperienca e njerit apo tjetrit nuk do të thotë se ky njeri apo tjetri ka të drejtë vetëm duke u bazuar nga një eksperience e vetme, personale.
Sa për shembullin e Enrique: Unë e lexova referencën qysh herën e parë dhe ju riktheva përsëri pas sugjerimit tuaj. Në fakt unë lexova gjithë materialin. Edhe në këtë rast fjala audience përkthehet publik. Flitet për përfshirjen e publikut të gjerë në marketing.
Edhe unë i pashë fjalorët.
Përvoja e marketingut, që lidhet me strategjitë e reklamimit të produktit dhe të shitjeve të tij ndihmon cilindo të shohë e të dijë se si me audiencë i referohen edhe klientelës.
Shembuj:
1) http://www.businessweek.com/smallbiz/content/dec2005/sb20051...
2) Shihni referencën e dytë që ka sjellë Enrique - aty flitet për klientelë dhe jo për shikues, teleshikues, dëgjues, dhe as për publik në përgjithësi.
3) Po për target audience në fushën marketing & advertisement a keni dëgjuar? Në këtë rast do të dinit pra që target audience është ai grup klientele ku shpresohet që produkti të reklamohet, njihet, pëlqehet, përmirësohet edhe të nxisë shitjet.
a) http://ezinearticles.com/?Make-Your-Audience-Say-Wow-to-Your...
b) http://marketing.about.com/cs/brandmktg/a/target_market.htm
Pra,
Personalisht si përgjigjen më të mirë e më të plotë dhe më të saktë e më të përmbledhur do të zgjidhja publik dëgjues - publik ndjekës. Nuk kam asgjë kundra edhe ndaj përkthimit të fjalës në: shikuesit, teleshikuesit, publiku, dëgjuesit, të interesuarit. por duhet të kemi parasysh që ne do të votojmë për variantin më të mirë.