- "Dhe krahun e djathtë do ta jepja, veç të isha dydjathtak."
- "Kur të të dalë ndonjë degëzim rrugës, atë merr."
- "Eh, sa mund të vëzhgohet thjesht duke vështruar!"
- "S'shkel më njeri atje. Është vendi mizë me njerëz."
- "S'përqendrohem dot kur rri e mendohem."
- "S'është më e ardhmja si dikur."
- "S'kam për t'u blerë enciklopedi fëmijëve. Le të shkojnë me këmbë në shkollë, si shkoja unë."
- "Rrugën e kemi humbur, po me kohën po ia dalim mirë."
- "Gjysma e gënjeshtrave që thonë për mua s'janë të vërteta."
- "Qindarkat s'vlejnë më asnjë grosh."
- "Tamam 'deja-vu', edhe një herë nga e para."
- "Nuk i vjen fundi pa marrë fund."
- Znj. Lindsi: "Seç ju paska rënë një hije sot!" Jogi Berra: "Faleminderit, dhe ju vetë s'është se rrëzëlleni."
- "Po të ishte e përsosur bota, nuk do të ishte ashtu."