Jul 21, 2009 14:38
15 yrs ago
1 viewer *
English term

co-branding

GBK English to Albanian Bus/Financial Marketing
Definition from Cox Search, Inc:
A branding strategy where a marketer with its own brand seeks to partner with an established brand owned by another organization in hopes the synergy of the two brands is even more powerful than a single brand alone.
Example sentences:
There are a number of reasons companies embark on co-branding programs. To begin with, they're a powerful way of introducing one company's products and services to the loyalists of another. (NewsFactor Network)
The secret to successful co-branding is to stay true to the brand personality and values, and to choose partners carefully-partners who not only share some of those values, but target similar consumer segments to which value added packages will appeal. (Paul Temporal's Asia Branding Tips )
Most common methods of co-branding online is offering your services, data, products under different company’s identity, while preserving your own brand in less dominant format. (LightMix Design Studio Blog)
Change log

Jul 21, 2009 14:37: changed "Kudoz queue" from "In queue" to "Public"

Jul 21, 2009 14:38: Enrique Cavalitto changed "Stage" from "Preparation" to "Submission"

Jul 24, 2009 14:58: changed "Stage" from "Submission" to "Selection"

Aug 1, 2009 17:30: Enrique Cavalitto

Discussion

Albana Dhimitri Nov 6, 2009:
Shtesë. Për sa i përket branding - *brendimit*, sipas mendimit tim, s' është gjë tjetër veç procesit të krijimit dhe tregtimit të një brand - marke/produkti.


Albana Dhimitri Nov 6, 2009:
Përshëndetje, Fabiana!
Së pari, kur flas për krijim, kuptoj krijim të një produkti si *të vetëm e të përbashkët*.

Pra, edhe nëse ka ekzistuar një produkt i mëparshëm, ky do të "rikrijohet" (do të ndryshojë emrin, shenjat, etj. në mënyrë që të pasqyrojë ndryshimin; pra, përfshirjen në procesin e prodhimit dhe tregtimit të tij të të dyja/të gjitha nërmarrjeve pjesëmarrëse.

Pra, si proces i hedhjes në treg të një produkti (tashmë) të përforcuar, të ndryshuar, të përbashkët, procesi është një proces krijimi dhe produkti konsiderohet i ri.

Së dyti, pajtohem me mendimin tënd se shqipja e faqes që përmban termin lë për të dëshiruar, por unë enkas theksova termin *produktin e përbashkët* dhe jo gjithë fjalinë me idenë që megjithëse gjuha në këtë mjedis gjuhësor nuk është e përkryer, mund të gjenden (patjetër gjenden) aty shprehje e fjalë të sakta (një rast i tillë është shprehja të cilën zgjodha).

Edhe një herë, përshëndetje! Faleminderit për diskutimin!
Më mbaroi hapësira, më fal Albana përshëndetje edhe një herë, dhe më fal se tek komentet tek pyetja nuk mjafton hapësira të shpjegoja më tej diçka.

Disa mendime:
1) Unë e pashë që brendim nuk të pëlqeu si term se nuk tingëllon fort shqip dhe e marr vesh, edhe mua më vrasin veshin ndonjëherë huazimet. Mirëpo halli është se ne duhet të bëjmë kujdes që të mos ngulim këmbë vetëm tek aspekti gjuhësor duke shkatërruar tërësisht kuptimin e termit në gjuhën tjetër.
2) Ndonjë herë bashkëbrendimi konsiston në krijimin e një malli të ri, duke ja ngjitur një produkti tjetër të njohur dhe të suksesshëm, si me thënë për të t'i garantuar sukses edhe këtij të riu dhe për ta komercializuar më mirë. Kjo bëhet sidomos me mallrat e prodhuara me kursime. Por jo gjithmonë ama, bile shpesh jo. Ndaj duhet të largohemi nga perifrazimi, ose nga copëtimi i procesit si me thënë, por duhet të përqendrohemi tek ajo që në të vërtetë përfaqëson co-branding si një manovër marketingu.

Co-branding, pra bashkë-brendimi (ose quaje përfshirje nën një markë...por vuan shumë si gjetje) merr shumë forma dhe përfshin shumë manovra, por ne duhet ti gjejmë "vegjën" termit dhe jo të perifrazojmë procesin.

Kalofshi një fundjavë të mirë. Fabiana

Proposed translations

29 mins

brendim i përbashkët (bashkë-brendim)

Definition from own experience or research:
Një strategji brendimi ku një tregtues me brendin (markën) e vet kërkon të krijojë partneritet me një brend (markë) tjetër që zotërohet nga një organizatë tjetër duke shpresuar që sinergjia e krijuar nga të dyja brendet (markat) të jetë më e fuqishme se e secilit brend më vete.
Example sentences:
(Duke qenë se është pak vështirë të gjenden këto terma shqip në internet... një fjali që prek termin "brendim", "i brenduar"). "Brendimi i organizatave terroriste." (Mbret i Tregut)
Në vazhdim po ju paraqesim një galeri me kamionët e brenduar në mënyrën më kreative. (Mbreti i Tregut)
Peer comment(s):

agree Fabiana Papastefani-Pezzoni : Pikërisht kështu
16 hrs
Faleminderit Fabiana!
disagree Arben Seva : Më fal Alban por nuk jam dakord me përdorimin e një fjale të huaj. Sfida qëndron pikërisht këtu. Në një rast kur shqipja vuan nga mungesa e një fjale që mishëron kuptimin e saktë të saj atëhere më mirë të krijohet një fjalë e re shqip p.sh "markëtoj" etj
5 days
E vërtetë që në Shqipëri vuajmë nga mungesa e kësaj fjale, por "brendim" përdoret prej kohësh si fjalë në Maqedoni. Në fund të fundit, edhe fjala "markë" nuk është shqip.
disagree Albana Dhimitri : Alban, përshëndetje. Në këtë rast pajtohem edhe unë me mendimin e Arbenit. Vetëm pasi të kemi bërë të gjitha përpjekjet për ta shqipëruar një fjalë të huaj, mund t'i "dorëzohemi" asaj.
99 days
agree artalenz : Profesionalisht i sakte!
192 days
Faleminderit Arta!
Something went wrong...
-1
107 days

krijimi i një produkti , marke (të vetëm-e) të përbashkët

Definition from own experience or research:
Krijimi i një produkti/marke të vetëm(e) të përbashkët është procesi i bashkëpunimit të dy (a më shumë) ndërmarrjeve (prodhimi, tregtare, financiare, etj.) dhe shfrytëzimit të burimeve financiare, tregtare, reklamuese, etj. të të dyjave (të gjithave) për krijimin dhe marketimin (tregtimin) e një produkti të vetëm të përbashkët i cili do të jetë kështu shumë më i fortë dhe konkurrent.
Example sentences:
Banka TEB dhe Operatori publik Vala kanë lansuar *produktin e përbashkët*... (telegrafi.com)
Peer comment(s):

disagree Fabiana Papastefani-Pezzoni : Përshëndetje Albana, 1) uk është faji yt por vura duart në kokë nga shqipja e tmerrshme e këtij artikulli (lansuar???), 2) krijim produkti dhe co-branding janë dy gjëra fare të ndryshme. Për bashkëbrendim jo gjtihnjë krijohet mall i ri. 3) termi i sugjeru
1 hr
Something went wrong...
Term search
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search